12:38 12/02/2014 400 vite më parë, në 11 shkurt u themelua kryeqendra shqiptarëve, Tirana. Në këtë vit jubile, në nder të Sulejman Pashës dhe patriotëve të tjerë që bënë të mundur që Tirana të bëhet qyteti i shpresës për çdo shqiptarë, Bashkia e Tiranës organizoi një koncert festiv.Ansambli Tirana dhe këngëtarët e njohur sollën muzikën dhe vallen e bukur të Tiranës. Bashkia e Tiranës ka vendosur që në 400 vjetor, të kujtojë dhe nderojë familjet e mëdha dhe te vjetra të këtij qyteti, momente e vende historike. Duke nisur nga 11 shkurti, ditë në të cilën 94 vjet me parë Tirana u shpall kryeqyteti i vendit , deri në fund të vitit, Bashkia ka planifikuar një sërë aktivitetesh mes të cilave dhe një konferencë shkencore për të evokuar historinë e qytetit të Tiranës.