Koncert i Liceut Artistik (10 Dhjetor 1999)
Në kuadrin e javës kulturore, organizuar nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sporteve, Liceu Artistik “Jordan Misja” organizoi në Odeonin e Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës një koncert me pjesëmarrjen e orkestrës simfonike dhe korit të saj, ku spikati profesionalizmi si në ekzekutimin e repertorit ashtu dhe në interpretimin dinjitoz të të gjitha pjesëve të programit.
Gjatë 20 ditëve të fundit nga artistët e rinj të kësaj shkolle janë dhënë rreth katër koncerte. Është hapur një ekspozitë në Galerinë e Arteve si dhe janë zhvilluar veprimtari të tjera. Jeta koncertore e këtij Liceu do vazhdojë dhe në ditët e ardhshme./tvklan.al