Koncert në kushte pandemie
Në Indonezi njerëzit kanë zgjedhur një mënyrë krejtësisht të veçantë për t’u argëtuar. Grupi i muzikës pop Kahitna u ngjit në skenë duke interpretuar për gati 2 orë, teksa të apasionuarit për muzikën e ndiqnin brenda makinave.
Tetë anëtarët e grupit interpretuan disa prej këngëve më të famshme Cerita Cinta, Love Story etj. Në pamundësi për të dalë nga makina dhe për të shijuar emocionet e vërtetë që krijon një koncert, njerëzit ndiznin dritat e makinës për të përshëndetur grupin.
Organizatorët janë shprehur se ky lloj koncerti në këtë formë do të mbetet në kujtesën e njerëzve, i rrallë në llojin e tij i zhvilluar në kohë krize siç është pandemia e Covid-19.
Përpara se të zhvillohej koncerti të gjithë personave iu kërkua një certifikatë mjekësore për të provuar nëse ishin të infektuar ose jo. Secila makinë u spërkat me dezinfektues gjatë mbërritjes dhe të gjitha duhet të kishin xhamat e hapura .
Indonezia po përballet me një rritje të infeksioneve për të tretën ditë radhazi. Qëkur pandemia u përhap në të gjithë botën, ky vend ka regjistruar rreth 170,000 infeksione dhe 7.261 vdekje.
Sikurse ka ndodhur në të gjithë botën ku një pjesë e madhe e eventeve janë pezulluar, edhe autoritetet indoneziane vepruan njëlloj, por artistët kanë kërkuar më shumë financim pasi humbjet janë edhe më të mëdha.
Klan Plus