Koncert në park për 241-vjetorin e Pavarësisë së SHBA
Po festohet ditëlindja e Amerikës.
Koncert në Park, i organizuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë dhe Këshilli Rinor i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara , me rastin e 241-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, bëri bashkë politikanë, artistë, përfaqësues nga trupi diplomatik dhe nga media.
Në vend të një fjalimi zyrtar diplomatik, Ambasadori Amerikan në vendin tonë, Donal Lu zgjodhi të bëjë disa batuta në gjuhën shqipe.
Pas këtij fjalimi të shkurtër, ambasadori Lu dhe të ftuarit në Pallatin e Brigadave shijuan tingujt e muzikës amerikane të luajtur nga grupi California Feetëarmers dhe këngëtarë shqiptarë.
Tv Klan