Koncert në Sheshin “Skënderbej” për Kosovën e lirë nga serbët (17 Qershor 1999)


Koncert në Sheshin “Skënderbej” për Kosovën e lirë nga serbët (17 Qershor 1999)

13:23 17/06/1999

Entuziazmi i arritjes së paqes në Kosovë ka zbritur mbrëmjen e sotme në Sheshin “Skenderbej”. Koncerti i madh “Kosova e Lirë” ka mbushur sheshin.  Shqiptarë të Kosovës e Shqipërisë kanë festuar fitoren së bashku nën shoqërinë e këngëtarëve e këngëve më të dashura.

Leonora Jakupi dhe Arif Vladi kanë entuziazmuar dhe emocionuar të pranishmit. I organizuar nga Grupimi Bashkimi për Demokraci në regjinë e Osman Mulës dhe drejtimin e Flamur Shehut ky koncert ka hedhur hapin e parë drejt një tjetër festë të këtij lloji në Prishtinë./tvklan.al

Gazetare: Ornela Bego






Të ngjashme