Koncert për Kosovën (2 Shkurt 1999)


Koncert për Kosovën (2 Shkurt 1999)

09:34 02/02/1999

Nën brohoritjen e studentëve kosovarë që studiojnë në Tiranë është hapur koncerti humanitar : “Kosova, zëri im, shpirti im, gjaku im.” Koncerti u organizua nga një grup studentësh të Universitetit të Tiranës. Këngëtarët e mirënjohur Ilir Shaqiri, Arif Vladi dhe Kastriot Tusha si dhe Artistët e Popullit Kadri Roshi dhe Reshat Arbana kanë mbajtur peshë publikun për dy orë. Mesazhi i këtij koncerti ishte sensibilizimi i opinionit publik shqiptar për tragjedinë kosovare. Fondet e mbledhura nga ky koncert do t’i kalojnë fëmijëve kosovarë që jetojnë në Shqipëri. Në aktivitet kanë munguar qeveritarët dhe politikanët shqiptare./tvklan.al

Gazetar: Altin Hazizaj






Të ngjashme