Koncertet e Albano Carrisit në Shqipëri
Autori: Blendi Fevziu
23:33 22/06/2012Një nga këngëtarët më të njohur italianë, Albano Carrisi në Shtator të vitit 1989 zhvilloi një koncert, i cili ka lënë shumë gjurmë në Tiranë. Ai ishte këngëtari i parë i huaj, i përmasave europiane, që kaloi “perden e hekurt” që rrethonte Shqipërinë komuniste. Këngëtari italian është rikthyer për një koncert me rastin e 20 vjetorit të koncertit të tij të parë në Shqipëri.
Në një intervistë për emisionin “Opinion”, Albano Carrisi rrëfeu kujtimet dhe emocionet e tij për këtë koncert, raportet me Shqipërinë, si dhe për karrierën e tij.
Albano Carrisi u shpreh: “Shqipëria ishte një botë krejt tjetër nga ajo që kisha përjetuar deri më atëherë. Unë kisha qenë në vitin 1985 këtu dhe më pas në 1987. Në vitin 1985 mbaj mend që më dukej sikur isha kthyer pas në kohë dhe më dha kënaqësi. Ishte një realitet që në vendim tim nuk do të mund ta rijetoja kurrë. Mbaj mend që erdha në Shqipëri se babi im kishte pësuar një infarkt dhe më tha që duhej të bëja ç’të mundesha që ta sillja në Shqipëri sepse donte shihte sërish”./tvklan.al