Koncerti i Woodstock – (3 Gusht 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
250 mijë vetë kanë marrë pjesë në festivalin disa ditor të Woodstock. Ai është zhvilluar në territorin e ish-bazës ushtarake ajrore të Grifitit rreth 300 km larg Nju Jorkut. Ky mega koncert është zhvilluar me rastin e 30 vjetorit të festivalit të parë të zhvilluar më 1969, një përpjekje për paqen dhe barazinë mes njerëzve. Një koncert kundër luftës në Vietnam.
Kësaj radhe çdgjë është ndryshe atëher nuk ekzistonte ky komercialitet i tmerrshëm, ndërkohë që dhe muzika ka ndryshuar mjaft thotë Joe Cocker, njëri nga protagonitët e 1969. E ndërsa 30 vite më parë çdogjë ishte falas në festivalin 99 vëtëm bileta zyrtarisht shitej 150 dollarë, ndërkohë që në tregun e zi 5-6 herë më shtrenjtë.
Organizatorët pretendojnë ta kthejnë aktivitetin të përvitshëm që dhe prezantimi i grupeve dhe rrymave muzikore të jetë sa më i larmishëm. Festivali i këtij viti kishte brenda vetes një binom dualiteti, e kaluara dhe e tashmja./tvklan.al