Koncerti në Sarandë, grupi polifonik “Jonianët” – (25 Qershor 2000)
Lajme Arkiva – Tv Klan 2000
Para disa ditësh në qytetin e Sarandës një grup polifonik ka dhënë shfaqen e tij të parë. Quhen “Jonianët” dhe janë krijuar gjashtë muaj më parë. Në këtë koncert ata kënduan 12 këngë, të cilat kanë përcjellë mesazhe të ndryshme tek publiku i Sarandës.
Më pas grupi ka kënduar edhe në qytetin e Delvinës, duke vazhduar me një turne në qytetet e jugut. Kënga polifonike labe, traditë e trevave jugore shqiptare, nëpërmjet këtij grupi së shpejti do të përcillet edhe jashtë atdheut./tvklan.al