Koncerti në shesh me këngë napoletane – (5 Shtator 1999)


Koncerti në shesh me këngë napoletane – (5 Shtator 1999)

15:39 05/09/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Mbi 70 mijë kryeqytetas kanë shijuar një natë Napoletane në sheshin qëndror të kryeqytetit. Është koncerti i dytë në harkun kohor të një muaji. Në koncertin e mbrëmjes së sotme ka patur edhe personalitete të ndryshme si shqiptare ashtu dhe italiane. Nën patronazhin e dy kryeministrave të vendeve tona Majko dhe D’alema, ky koncert ka mbledhur bashkë disa këngëtar napoletan dhe disa prej interpretuesve shqiptarë.

Koncertin e ka hapur grupi Ritfolk, për të vazhduar më pas me këngëtarët Italian. Nën duartrokitjen e publikut të zjarrt kryeqytetas kanë interpretuar edhe Manjola Nallbani, Rovena Dilo dhe dyshja rinore italiane “La Famiglia”. Prej organizatorëve ishte menduar edhe një sfilatë mode, ku sfiluan vajzat italiane e shqiptare./tvklan.al






Të ngjashme