Koncerti në shesh për Shën Valentinin – (14 Shkurt 2000)
Arkiva Lajme – Tv Klan 2000
35 milion lekë është dhurata që ministria e kulturës ju ka bërë të gjithë të rinjve kryeqytetas për ditën e Shën Valentinit. Pas shiut dhe kur muzgu ka rënë është arritur të realizohet plani i ministrisë së Kulturës, për koncertin e madh në sheshin “Nënë Tereza”.
Një koncert live me student të Akademisë së Arteve, por edhe të tjerë të shkollës dhe universitetit në Tiranë, të grupuar për herë të parë janë ngjitur në skenë të përmasave të tilla. Ka munguar paksa shkëlqimi i sheshit për të evidentuar atë të skenës dhe ekranit shumngjyrësh. Janë ndjekur edhe festimet nëpër botë. Blendi Gonxhe, shef i kabinetit të ministrit në moment pune sqaron:
Blendi Gonxhe:- “Unë kam përshtypjen se sot është një 14 shkurt krejt ndryshe nga vitet e tjera, kjo jo vetëm për faktin që jemi në vitin 2000, pra është një vit si jubile, pra në përgjithësi çdo festë që ne do të bëjmë këtë vit do ta bëjmë në përmasa më të mëdha. Por ne si ministri Kulture deshëm që pas gjithë këtij dimri të vështirë të bënim një aktivitet për gjithë të dashuruarit. Nuk mund të them se ishte i përsosur, por mund të them se ishte gjithësesi i arrirë”.
Gjithsesi për festat që do të vijnë do të shtohet gjithnjë e më shumë buxheti i shpenzuar për to./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti