Koncesionet raportohen në Kuvend përpara miratimit


Koncesionet raportohen në Kuvend përpara miratimit

15:53 27/11/2017 https://youtu.be/3f3iX1_u-nE

Të gjithë koncesionet do të raportohen në komisionin e ekonomisë mbi funksionin dhe vlerën që kanë përpara se të miratohen nga Këshilli i Ministrave. Ky ndryshim i momentit të fundit është bërë me propozim të deputetëve të mazhorancës, të cilët kërkuan që kuvendi të ketë një mekanizëm kontrolli mbi projektet e formës partneritet publik – privat. Partia Demokratike kërkoi që detyrimet buxhetore për këto kontrata të llogariten si borxh, por mazhoranca votoi kundër.

Jorida Tabaku:

“Për shtrirjen kohore të koncesionit dhe vlerën totale të tij që të llogaritet edhe si pjesë e borxhit”.

Një tjetër ndryshim preku edhe tatimin mbi fitimin për personat që janë fitues nga lojrat e fatit. Deputeti Ervin Bushati kërkoi që edhe ligji i tatimit mbit të ardhurat të përcaktojë këtë përjashtim, njësoj si ai për lojërat e fatit. Bushati propozoi edhe heqjen e akcizës për pijet energjike, taksë e vënë nga socialistët që vitin e parë që erdhën në pushtet. Propozimet e deputetit Bushati gjetën konsensus, ndërsa u rrëzua kërkesa me shkrim e anëtarit të komisonit të veprimtarive prodhuese Ilir Beqja për të përgjysmuar në 3 lekë për litër akcizën e gazit. 

Erjon Luçi: “

Nëse do e kalojmë, i bie që ta vendosim për gjithë pjesën e konsumit edhe të popullatës”.

Komisioni vendosi që kategoritë e hoteleve të cilat përfitojnë ulje në 6 të TVSH-së të jenë vetëm ato me yje, ndërsa për heqjen e tatimit të fitimit, taksës së pronës dhe asaj të infrastrukturës të favorizohen ato me 4 dhe 5 yje. Në nenet e paketës fiskale u përcaktua që çdo investitor duhet të bashkëpunojë me një markë të njohur ndërkombëtare në fushën e hotelerisë. Po ashtu nga taksa e ndërtesave u përjashtuan edhe shtëpitë e njohura si trashëgimi kulturore.

Tv Klan






Të ngjashme