Konfederata e arsimit dhe Drejtoritë Arsimore të Rretheve (5 Shkurt 1999)
Federata Sindikale e Arsimit pas plotësimit të kërkesave nga Qeveria që ndërpreu grevën pa afat të tyre, thirri mbledhjen e Këshillit Kombëtar të kësaj Federate, ku merrnin pjesë Drejtoritë Arsimore të Rretheve. Federata kërkon ndryshimin e ligjit të daljes në pension të mësuesve duke ulur moshën nga 55 vjeç në 30-35 vjeç.
Por dhe Qeveria nuk e ka pranuar këtë pasi dhe bota po shkon drejt rritjes së moshës së pensionit. Njëkohësisht kërkojnë dhe rritjen e pagave të mësuesve të fshatit 30%. Federata insiston që kërkesat e plotësuara të mos mbeten në letra por të realizohen./tvklan.al
Gazetare : Holta Zhiti