Konferenca e donatorëve në Shqipëri, situata e KESH-it – (26 Prill 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Pas krizës energjitike të vitit që shkoi ku thuajse gjithë vendi u zhyt në errësirë. Ky vit, për drejtuesit e KESH-it duket si më i mbarë, për shkak të ristrukturimit që ka bërë vetë ai, por Tirana sot është gdhirë pa drita, gjë që tregon se kriza ende vazhdon. Konferenca e Brukselit e cila u mbajt në Dhjetor, vendosi disa kushte që duhet të plotësonte KESH-i, për të përfituar kredinë e Bankës Botërore.
Sot donatorët janë mbledhur në Shqipëri për të parë arritjet dhe treguesit e tremujorit të parë të këtij viti. Në raportin e paraqitur nga drejtori i KESH-it Dritan Prifti, rezulton se korporata ka tejkaluar objektivat e vendosura nga donatorët. Për arkëtimet e energjisë, ishte caktuar si objektiv argumenti 70%, ndërkohë që është arritur 94%. Por KESH-i ka arritur të mbledh dhe dy miliard lekë më shumë se e njëjta periudhë e vitit të shkuar. Sipas drejtuesit të KESH-it, efekti i lëvrimit të kredisë, nga donatorët do të ndihet dimrin e ardhshëm./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti