Konferenca e Frankofonisë – (4 Shtator 1999)


Konferenca e Frankofonisë – (4 Shtator 1999)

16:41 04/09/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Konferenca e 8 e Frankofonisë e zhvilluar në Kanada, ka marrë në shqyrtim dhe ka votuar unanimisht pro anëtarësimit të Shqipërisë me statusin e anëtarit shokë të Konferencës të vendeve frengjisht folëse. Pas votimit Presidenti i Republikës Rexhep Mejdani ka falenderuar të gjitha vendet anëtare dhe Francën në veçanti për mbështetjen dhe vlerësimin e lartë që ju bë frankofonisë në Shqipëri.

Ai e konsideroi votimin si një ngjarje të rëndësishme për Shqipërinë, si një mundësi e re veçanërisht për brezin e ri për të përfituar në shkëmbimet kulturore, arsimore dhe shkencore. Për ne shqiptarët tha Mejdani zhvillimi i frankofonisë kontribon për nxitjen e diversitetit gjuhësor dhe kulturor, duke pasuruar njerëzimin dhe duke i dhënë atij dinjitetin e merituar.

Mejdani ka falenderuar për votimin pro anëtarësimit të Shqipërisë me statusin e anëtarit shokë në organizatën ndërkombëtare të frankofonisë. Gjithashtu ka falenderuar dhe vendet që ndihmuan me ndihma humanitëre në kohën e krizës kosovare.

Shqipëria theksoi Mejdani dëshiron me bindje të kontribuoj në zhvillimin e frankofonisë, ndaj afirmohet si një vend që e ka të vetën frengjishten. Gjatë punimeve të konferencës së frankofonisë, presidenti Rexhep Mejdani i shoqëruar nga Ministri i Jashtëm Paskal Milo, ka zhvilluar takime me Presidentin e Francës Zhak Shirak dhe me homolog të vendeve të tjera./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame






Të ngjashme