Konferenca e FRESH-it të Tiranës, largohet Monika Kryemadhi – (12 Mars 2001)


Konferenca e FRESH-it të Tiranës, largohet Monika Kryemadhi – (12 Mars 2001)

14:30 12/03/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Forumi Rinor Eurosocialist i Tiranës, ka zgjedhur kryetarin e ri. Monika Kryemadhi, ka lënë drejtimin e FRESH-it të kryeqytetit dhe me shumicë votash në vend të saj është zgjedhur studenti Edvin Myftiu. Votimi është bërë gjatë konferencës së 4 të FRESH-it të Tiranës, në prag edhe të kongresit të këtij forumi.

Para dhjetë vjetësh, tha Kryemadhi, kur u formua ky forum ishin vetëm dhjetë vetë, ndërsa tani në radhët e tij bëjnë pjesë 4700 të rinj. Fjalën e ka marrë dhe kryeministri Meta, aktualisht kryetar i FRESH-it, post për të cilin ai ka deklaruar, se do ta lërë në kongres.

Kryeministri Ilir Meta:- “Unë dëshiroj të shpreh kënaqësinë, që përball meje është një auditor krejtësisht i ri, por janë shumë të paktë bashkëmoshatarët e mi dhe kjo tregon se FRESH i Tiranës, sikurse dhe FRESH i Shqipërisë, nuk është vjetruar, por është aktual. Gjithashtu ky është një forum i cili i fton të tërë, sidomos rininë e Shqipërisë, për një prespektivë më të mirë”./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego






Të ngjashme