Konferenca e NATO në Shqipëri – (13 Tetor 1999)


Konferenca e NATO në Shqipëri – (13 Tetor 1999)

22:34 13/10/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Shqipëria vlerëson lart rolin e NATO-s për zgjidhjen e krizës së Kosovës dhe tani ruajtjen e stabilitetit në Ballkan. Kështu i është drejtuar sot Kryeparlamentari Gjinushi, Presidentit të Asamblesë së NATO-s Havier Ruperez gjatë takimit që patën pasdite. Ruperez ka ardhur në Tiranë për të marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare “Sigurimi i Paqes në Europën Juglindore”, e cila zhvillohet me inisiativ të qeverisë shqiptare dhe Aleancës së Atlantikut.

Ndërkohë për të marrë pjesë në konferencë dje ka mbërritur Ministri Turk i Mbrojtjes, Çakmakoglu. Po ashtu do të marrin pjesë shumë zyrtar të lartë të Natos dhe BE, si dhe Xhemi Shi zëdhënësi i Aleancës. Pritet të marri pjesë dhe Kryeministri i Përkohëshëm i Kosovës Hashim Thaçi.

Pas Konfrencës së Tiraës vjet në Tetor, bisedimeve në Venecia, Sarajevë, Bari etj, konferenca e neserme ka shumë rëndësi pasi është një konkretizim i zhvendosjes së bisedimeve për Paktin e Stabilitetit nga Europa në Shqipëri. Në konferencën e nesërme do të diskutohen çështjet e mbrojtjes dhe sigurimit, stabilizimit dhe rindërtimit të Kosovës, stabilizimit të Europës Juglindore përsa i përket aspekteve ushtarake dhe civile./tvklan.al






Të ngjashme