Konferenca e Partisë Demokratike (11 Janar 1999)
Opozita dhe inkriminimi i saj janë objekti kryesor veprimtarisë së Prokurorisë së Përgjithshme thanë sot demokratët duke iu rikthyer dhe njëherë ktitikës së institucionit të akuzës. Ata denoncuan kryesisht mbajtjen ende në arrest të ish drejtuesve të Partisë Demokratike të cilëve që prej katër muajsh nuk kanë paraqitur asnjë provë të akuzës së tyre.
Në këtë kontekst vetë sekretari demokrat Ridvan Bode kërkoi dhe njëherë publikisht lirimin e të burgosurve politik dhe zbulimin e të vërtetës së vrasjes së deputetit Hajdari. Këto kërkesa do të jenë dhe motivi i një mitingu të demokratëve që do të organizohet nesër në mesditë në sheshin qëndror të Tiranës./tvklan.al