Konferenca e Partisë Socialiste eTiranës (21 Qershor 2000)
Është mbledhur sot konferenca e Partisë Socialiste e Tiranës. Kryetari aktual i saj i cili do t’a gëzojë këtë mandat edhe për pak orë, ka çelur punimet me fjalët e tij duke e konsideruar Tiranën si metropol të Shqipërisë. Kryetari Spartak Poçi nënvizoi se Partia Socialiste duhet të nxjerrë gabimet e Partisë Demokratike në nivel qendror. Poçi më tej ka folur për arritjet në fushën e rendit publik duke nënvizuar këtu se puna e qeverisë është baza e punës së partisë dhe njerëzve të saj.
Më tej Poçi ka bërë thirrje për të marrë të gjitha masat për të siguruar fitoren në zgjedhjet e ardhshme. Kryeministri Ilir Meta ka përshëndetur në konferencën e Tiranës dhe pohoi se ky takim i socialistëve të Tiranës është prologu i zgjedhjeve të ardhshme lokale. Meta tha se është i ndërgjegjshëm për vështirësi, por ai theksoi me forcë se në Partinë Socialiste nuk ka vend për hileqarë./tvklan.al