Konferenca e Partisë Socialiste në Tiranë (5 Tetor 1999)
Frikë nga manipulimet në konferencën e Partisë Socialiste të qytetit të Tiranës e cila po zhvillon punimet në sallën e Teatrit të Operas dhe Baletit. Për herë të parë në podiumin e Konferencës së PS-së të Tiranës janë ulur pranë tashmë dy kundërshtarët për kreun e PS-së, Kryeministri Majko dhe ish Kryetari i PS Fatos Nano. Nga diskutimi i eurosocialistit Bledi Marikaj është lëshuar alarmi se në sallë ka delegatë me mandate të dyshimta ndaj rrezikohen manipulime gjatë votimit.
Diskutimet janë karakterizuar nga qëndrime të diferencuara pro ose kundër të kandidatëve kryesorë për të fituar në kongres Kryeministrit Majko dhe ish kryesocialistit Nano. Kjo ka shkaktuar në mjaft raste dhe reagime në sallë por pa incidente serioze. Argumentet pro Kabinetit Majko dhe kundër propozimeve të ish Kryetarit Nano i ka paraqitur Ministri i Informacionit Musa Ulqini.
Ka mbështetur alternativën e Nanos ish Kryefinancieri Arben Malaj. Ai tha se është rritur sasia e ujit të pijshëm, furnizimit me drita, ngritja e shkollave të reja rrugëve, kinemave, koncertet në sheshin ” Skënderbej” dhe prishja e kioskave. Këto dhe dhjetëra miliona dollarë investime për Tiranën nuk duhen ndërprerë me rikthimin e Nanos në pushtet përfundoi Ulqini.
Ndërkohë ka mbështetur alternativën e Nanos ish kryefinancieri Arben Malaj. Ai i është drejtuar Kryeminstrit Majko të argumentojë akuzat për korrupsion ndaj tij dhe të mos abuzojë me grumbullimin e pushteteve rreth vetes. Malaj e konsideroi mosmirënjohje qëndrimin pasiv të drejtuesve aktualë të Qeverisë dhe të PS-së ndaj dhënies së pafajësisë nga Gjykata për ish kryetarin Nano ndërkohë që po këta njerëz me servilizëm e përkrahin atë në katër vitet e burgut. Nga gabimet e Majkos po përfiton Berisha i cili për katër ish pushtetarët e futur në burg, nuk la gjë pa thënë përfundoi Malaj.
Në fjalimet e paraqitura vërehet debati mes kryesocialistit të Tiranës Poçi dhe Prefektes Çeço përsa i përket gjendjes në Tiranë. Çeço ka deklaruar se në Bashkinë e Tiranës nuk është punësuar asnjë socialist ndërsa të larguarit nga Bashkia i punëson Administrata e Lartë shtetërore. Ka patur socialistë në moshë të thyer që i kanë kërkuar socialistit Majko ti zbresë nga pallati në katin e pestë dhe tu japë shtëpi në katin e parë.
Në Konferencën e Tiranës do të zgjidhen delegatët për në Kongresin e 3 të PS ndërsa kryesocialisti i Tiranës Spartak Poçi do të vazhdojë mandatin e tij dyvjeçar./tvklan.al
Gazetar: Vladimir Lame