Konferenca e pedagogëve, Edi Rama: Studentët kanë treguar se janë bashkëpunëtorë të mirë (9 Maj 2001)
Studentët dhe pedagogët duhet të krijojnë patjetër bashkëpunimin midis universitetit dhe institucioneve. Kjo për arsye që do të ndihmojë studentët në punësim dhe nevojë. Ky ka qenë dhe konkluzioni përfundimtar i konferencës kombëtare mbi rolin e universiteteve në shoqërinë e sotme shqiptare. Pedagogë të shkollave të larta, rektori i Universitetit të Tiranës Mariglen Spiro si dhe vetë kryetari i Bashkisë Tiranë Edi Rama, ishin dhe iniciatorët e kësaj konference.
Ka ardhur koha u shpreh kryebashkiaku Rama dhe unë flas nga përvoja që studentët të prekin nga afër realitetin dhe të përballen me institucionet tona. Vetë bashkia ka arritu rezultate nga bashkëpunimi që ka patur me studentët e arkitekturës dhe inxhinierisë së ndërtimit.
“Unë mendoj që bashkpunimi konkret midis universitetit dhe institucioneve të shtetit shqiptar, qofshin këto në nivelin e politikave kombëtare, qofshin në nivelin e përpunimit të politikave lokale, është një domosdoshmëri e kësaj faze të ekzistencës së kombit dhe shoqërisë sonë.”tvklan.al