Konferenca e pediatërve – (22 Tetor 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Tre konferenca kombëtare për tre vite me radhë për Pediatrinë. Mjekë pediatër nga e gjithë Shqiperia për të sjellë një sërë statistikash për sëmundjet në vend. Si prioritare për diskutim është parë numri i fëmijëve kosovarë që janë paraqitur në Spitalin Pediatrik në periudhën Mars-Qershor ‘99. 668 fëmijë kosovarë në 5 muaj. Numri më i madh i shtrimeve ka qenë në muajin Prill-Maj, atëhere ku ishte dhe piku i ardhjeve dhe qëndrimit nëpër kampet e kosovarëve.
Në muajin Qershor ka rënë dhe fluksi i shtrimeve të fëmijëve kosovarë ndërkohë që ka filluar kthimi i tyre në shtëpi. Pra retrospektivë e punës dhe ngritjes profesionale, 11 mjekë nga Kosova dhe mjaft informacione për shërbimin shëndetësor atje./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti