Konferenca e PS Tiranë, Ruçi mohon debatin për kryeministrin – (12 Prill 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Debati i hapur kohët e fundit në gjirin e Partisë Socialiste, ka shqetësuar edhe socialistët e rrethit të Tiranës. Numri 2 i selisë rozë Gramoz Ruçi, ka deklaruar se as kryetari i partisë, as kryeministri dhe as forumet e larta drejtuese, nuk e kanë këtë merak. PS tha Ruçi, ka në plan të parë përcaktimin e kandidatëve dhe fitoren në zgjedhjet parlamentare.
Gramoz Ruçi:- “Unë deklaroj këtu, se as kryesia e as komiteti, as kryetari i partisë dhe as kryeministri, nuk kanë asnjë etje se kush do të jetë kryeministër. Etja jonë, meraku jonë është kjo, së pari të bëjmë zgjedhje të lira dhe demokratike dhe së dyti të fitojnë forcat progresive me në krye PS, për të qeverisur si dhe sa duhet këtë vend në mandatin që vjen. Në PS nuk ka prerje kokash dhe gjuheti shtrigash”.
Konferenca e PS për rrethin e Tiranës, përzgjodhi 12 kandidatët për zonat elektorale./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame