Konferenca e PS Vlorë, zgjidhet kryetar Theodhori Shia – (11 Mars 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Tensione dhe debate të ashpra kanë shoqëruar dje, punimet e Konferencës së PS në qytetin e Vlorës, për zgjedhjen e kryetarit të degës së kësaj partie. Të deleguarit e qendrës, Gramoz Ruçi dhe Arben Malaj, nuk kanë lejuar pjesëmarrjen e gazetarëve në këtë konferencë.
Pas 8 orë mbledhje me dyer të mbyllura, në votimin e parë kanë rezultuar në balotazh Theodhori Shia dhe Marika Çakërri. Një pjesë e delegatëve të konferencës në PS në Vlorë, kanë kundërshtuar direktivat e qendrës dhe presionet e ushtruara gjatë votimit. Pas votimit të dytë, ka fituar me 187 vota postin e kryetarit të PS Vlorë, Theodhori Shia, i cili njihet si përkrahës i kryetarit socialist Fatos Nano./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti