Konferenca e rektorëve, dikutohen problemet në universitete – (26 Janar 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Dhjetë rektorë të universiteteve shqiptare, janë mbledhur sot të diskutojnë katër probleme që kanë mbërthyer universitetet dhe shkollat e larta. Sipas kryetarit Mariglen Spiro, sigurimi i autonomisë financiare është duke u diskutuar në Ministrinë e Arsimit. Ky grup rektorësh, ndër të tjera mendon, që të ardhurat e shkollës, mos digjen por të barten nga viti në vit.
Fakultetet duhet të kenë tashmë një llogari më vete, pasi për një investim vonojnë procedurat. Për sigurimin e cilësisë së personelit dhe pagën e pedagogëve Spiro thotë:
Rektori Mariglen Spiro:- “Kemi dhe propozime lidhur me ngritjen e pagës së pedagogëve. Ju e dini mjaft mirë sëmundjen nga e cila vuajnë universitetet sot, që pjesa më e mirë e personaliteteve shkencore dhe student të rinj, që sapo mbarojnë dhe janë vërtet të talentuar, largohen qoftë në sektorin privat, qoftë jashtë shtetit. Për këtë arsye ne një nga aspektet që do të diskutojmë është të kërkojmë nga qeveria, rritjen e rrogave të personelit akademik të universiteteve tona”.
Ky organ i planifikuar hedh propozime dhe konkluzione për zbatueshmëri nga Ministria e Arsimit dhe Qeveria./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti