Konferenca e UNHCR-së (4 Gusht 1999)
Incidenti i ndodhur disa ditë më parë në Kukës, në godinën e UNHCR-së, ku pronari i tokës kërcënoi punonjësit e saj atje, ka qënë në qendër të konferencës për shtyp të përfaqësuesit të këtij organizmi në Tiranë, Hashim Utkan. Gjatë kësaj ngjarje në mbrojtje të punonjësve të UNCHR-së janë plagosur dy policë shqiptarë, njëri prej tyre në gjendje shumë të rëndë.
Ne tha Utka e cilësojmë këtë incident si një rast të izoluar pasi jo vetëm organet e Policisë por dhe banorët e Kukësit kanë shprehur gadishmërinë për të mbrojtur punonjësit e UNHCR-së. Gjithsesi vijoji ai kjo nuk ka ndikuar në punën tonë.
Utkan ka shprehur strategjinë e UNHCR-së në vazhdim. Sipas tij do të ketë një ndryshim shumë të madh në program dhe buxhet. Por ne nënvizoi përfaqësuesi i UNHCR-së, kemi vendosur të asistojmë në vendin që priti refugjatët me anë të një projetki të quajtur pas emergjenca në Shqipëri.
Kështu UNCHR do të rehabilitojë të gjitha qendrat e Pallatet e Sportit ku u strehuan refugjatët kosovarë ku meremetimi i disa prej tyre pritet të miratohet javën e ardhshme./tvklan.al
Gazetare: Ornela Bego