Konferenca Gjyqësore, anëtarët e KQZ – (15 Maj 2000)
Arkiva Lajme – Tv Klan 2000
Në fillim të muajit Qershor do të mblidhet konferenca gjyqësore kombëtare për të përcaktuar 6 kandidatët jurist, prej të cilëve Këshilli i Lartë i Drejtësisë, do të zgjedh anëtarin e ri të KQZ, pas dorëheqjes së ish-anëtares Vjollca Meçe. Kjo është e vetmja rrugë kushtetuese shprehet gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese Fehmi Abdiu.
Fehmi Abdiu, Kryetar i Gjykatës Kushtetuese:- “Anëtarët e KQZ që vijnë nga radha e juristëve ma do mendja se duhet ti pranoj me preferencë KLD-ja, mirë do të jetë që të propozohet të diskutohet pse jo edhe të parashtrohen mendime dhe alternativa të ndryshme edhe nga konferenca e gjyqtarëve. Mendime paraprake duke krijuar mundësinë për të propozuar shumë kandidatura do ti shërbenin të mirës dhe asgjë të keqe s’do kishin”./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame