Konferenca Kombëtare e Shëndetit Publik (14 Janar 1999)


Konferenca Kombëtare e Shëndetit Publik (14 Janar 1999)

15:50 14/01/1999

Në Shqipëri meshkujt vdesin më shumë se femrat në raportin 3 me 2 ndërsa numri i vdekjeve shkon në 6 vdekje për 1000 banorë. Femrat jetojnë më gjatë se meshkujt. Këto të dhëna janë publikuar në Konferencën Kombëtare të Shëndetit Publik. Ministri i Shëndetësisë Leonard Solis u shpreh se lëkundjet politike kanë shkaktuar tronditje dhe në administratën shëndetësore. Ndërsa Kryeministri Majko theksoi se Shqipëria po kalon nga programet e emergjencës në strategjinë e së ardhmes.

” Vlerësoj se duhet siguruar vijimësia e politikave shëndetësore që do të bëheshin të paprekshme edhe ndaj ndryshimeve të mundshme politike. Një Shqipëri e nesërme sipas vizionit tim si Kryeministër i vendit dhe programit të Qeverisë që unë drejtoj, duhet të vejë në rrugën e zgjidhjes problemet madhore të shëndetit publik, si ato të shëndetit të nënës dhe fëmijës, të ujit të pijshëm, të ushqimeve të sigurta e të problemit të mbeturinave urbane. Edhe sikur vetëm këto probleme të arrijnë të gjejnë një pohim pozitiv do të thoja se kemi hedhur një tjetër hap të sigurtë e në krahun e duhur drejt një Shqipërie normale dhe të shëndetshme.”-tha Majko./tvklan.al

Gazetar : Vladimir Lame






Të ngjashme