Konferenca Kombëtare e taksive, Kalaja: 1 javë kohë për qeverinë
Kryetari i Bashkimit të Sindikatave, Gëzim Kalaja ka ripërsëritur kërkesën për një tryezë bisedimesh me qeverinë për zgjidhjen e problemit të taksive 8+1, madje ka një javë kohë , në të kundërt protestat do të vazhdojnë dhe nuk do të ndalen pavarësisht presioneve apo shantazheve.
Duke folur në Konferencën Ndërkombëtare të Taksive 8+1, Gëzim Kalaja theksoi se: “Shumë pak gjëra janë arritur nga kërkësat e shofëreve, prandaj i kërkojmë qeverisë dialog, përndryshe javën tjetër do të jemi sërish në protestë”.
Më tej, kreu i BSPSH, Gëzim Kalaja i kërkoi qeverisë të bëjë transparente edhe marrëveshjen me FMN dhe të sqarojë nëse do të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike dhe nëse do të vendosë 22 taksa të reja për automjetet.
redaksia tvklan.al/ M.S