Konferenca Ndërqeveritare për Shqipërinë, Portugalia e angazhuar që të mbahet brenda Qershorit 2021
Ministri i Jashtëm portugez: Reformat në rrugën e duhur
Ministrja për Evropën dhe Punët e jashtme, Olta Xhaçka takoi sot homologun e saj, Ministrin e Jashtëm portugez Augustos Santos Silva. Në një njoftim nga zyra për shtyp e MEPJ thuhet se në fokus të takimit ishin prioritetet e Presidencës portugeze të Këshillit lidhur me dosjen e zgjerimit.
Xhacka e informoi lidhur me reformat e ndërmarra në Shqipëri në përmbushje të kërkesave të Këshillit të marsit 2020.
Portugalia, e cila ka marrë Presidencën e Këshillit të BE, nga 1 janar-30 qershor 2021 angazhohet, nën moton për veprim, të çojë përpara punën për miratimin e kornizës negociuese për Shqipërinë dhe mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare brenda Qershorit 2021.
Kryediplomati portugez nënvizoi se, “reformat e deritanishme të ndërrmarra nga Shqipëria janë në rrugën e duhur dhe se interesi i Portugalisë është ruajtja e besueshmërisë së BE-së në rajon, nëpërmjet zbatimit të vendimeve të marra”.
Nga ana e saj, Xhaçka e falenderoi homologun Silva për mbështetjen që Portugalia ka treguar në avancimin e Shqipërisë në rrugën drejt BE, dhe për prioritizimin e qartë të punës së mbetur nga ana e BE, për dosjen e zgjerimit.
Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan ndikimin e pandemisë në vendet raspektive dhe u angazhuan të vijojnë kontaktet për gjetjen e zgjidhjeve imperative, për luftimin e pasojave të saj, përfshirë bashkëpunimin për vaksinat./tvklan.al
Grateful to #Portugal FM Augusto Santos Silva for very frank and friendly discussion on EU integration, handling of #COVID19 & furthering bilateral ties. Deeply appreciate FM’s strong commitment to work towards adopting negotiating framework & setting date for 1st IGC w/🇦🇱in 2021 pic.twitter.com/sGxAScPcl1
— Olta Xhaçka🇦🇱 (@xhacka_olta) January 19, 2021