Konferenca për Mjedisin në Gjermani – (5 Qershor 2000)
Arkiva Lajme – Tv Klan 2000
145 shtete të botës u mblodhën sot në Bon të Gjermanisë në një tjetër Konferencë Ndërkombëtare për Mjedisin. Qëllimi është që të përcaktohen rregulla loje që t’i mundësojë gjithë botës të luftojë ndaj mbingrohjes së klimës në planetin tonë. Gjatë një jave do të diskutohet zbatimi i protokollit të vitit 1997 i miratuar në Japoni.
Deri tani vetëm 22 shtete e kanë ratifikuar këtë protokoll. Sipas tij deri në vitin 2012 vendet e industrializuara duhet të ulin në 5.2% mesataren e gazit karbonik që lëshojnë në ajër, i cili është përgjegjës për rritjen e temperaturës së mjedisit.
Ndotësi më i madh i mjedisit në vendet e industrializuara, janë SHBA, që prodhojnë 37% të dioksidit të karbonit. Deri në vitin 2010 kjo ndotje duhet të ulet në 7%. As Bashkimi Europian nuk mbetet prapa. Ndotja në kontinentin tonë në vend të ulej sipas protokollit është rritur. Amerikanët po bëjnë gjithashtu presion mbi Kinën dhe Indinë për të reduktuar ndotjet e tyre.
Ndërsa vendet e pasura janë ndarë ne dy grupe përsa i përketë çështjes së eksportimit të energjisë bërthamore në botën e tretë./tvklan.al