Konferenca për zhvillimin ekonomik dhe uljen e varfërisë – (11 Nëntor 2000)
Lajme Arkiva – TV Klan 2000
Një ditë më parë në konferencën për zhvillimin ekonomik dhe uljen e varfërisë, folës nga qeveria dhe shoqëria civile, paraqitën vizione të ndryshme, mbi kuptimin e zhvillimit ekonomik dhe uljen e varfërisë. Vizioni i përbashkët për zhvillimin ekonomik, këtë herë bën të përfitojë e gjithë popullsia.
Sot pjesëmarrës në konferencë ishte kryeministri Meta, i cili e quan diskutimin e kësaj strategjie, në një moment tepër të rëndësishëm të proceseve të tranzicionit në vendin tonë. Ndërsa Ministri i Financave Angjeli, ka nxjerrë në pah probleme të ngritura nga diskutimet në grupe.
Në lidhje me të dhënat statistikore mbi situatën e varfërisë, në 31 Mars 2001, do të bëhet regjistrimi i popullsisë. Ndërsa përgatitjet për matjen e standartit të jetesës në familje do të fillojnë pas regjistrimit të kësaj popullsie. Ministri Angjeli shprehet entuziast, se në Qershor të vitit 2001, do të nis puna për zhvillimin ekonomik dhe uljen e varfërisë./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti