Konferencë, Kryqi i Kuq (8 Shtator 1999)
Ndihma në fushën sociale, mbështetje për institucionet shëndetësore dhe përgatitje për raste fatkeqësish, janë tre fushat kryesore, ku është angazhuar lëvizja ndërkombëtare e Kryqit të Kuq. 50 mijë vetë janë ndihmuar për tre muaj nga Kryqi i Kuq i vendeve të ndryshme.
Sot riafirmohet angazhimi i Kryqit të Kuq në Shqipëri. Të gjithë komponentet e Kryqit të Kuq kanë ndërmarrë një serë programesh për plotësimin e nevojave më të ngutshme në Shqipëri. Të gjitha këto sipas drejtuesve të këtij kryqi do të arrihen muajt e ardhshëm.
Këtë javë fillon programi i Kryqit të Kuq Amerikan duke siguruar pako ushqimore për 30 mijë të moshuar që kapin vlerën 2 milion e gjysëm dollarë me një shtrirje kohore 1 vjetore. Kjo federatë kërkon të rrisë aftësitë shtrirëse në 36 rrethe të vendit./tvklan.al
Gazetare: Holta Zhiti