Konferencë për Kosovën – (15 Shkurt 1999)


Konferencë për Kosovën – (15 Shkurt 1999)

16:36 15/02/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Kriza në Kosovë dhe stabiliteti në Rajon ka mbledhur sot në Tiranë jo vetëm studiues e politikanë nga vendi e Diaspora, por dhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikes, Italia, Turqia e te tjere. Në Konferencën Ndërkombëtare për sigurimin demokratik dhe stabilitetin rajonal janë parashtruar sot obsionet dhe zgjidhjet e çështjes me delikate të Ballkanit.

Kosova duhet të fitojë pavaresinë, kjo ka qenë një nga deklaratat më të shpeshta gjatë diskutimeve. Rreth çështjes së Kosovës dhe premisave për zgjidhjen e saj janë prononcuar sot edhe figura të njohura të politikës amerikane. Ish-kongresmeni Deguard dhe kongresmeni Trafikand.

Ish-kongresmeni amerikan:- “Ka ardhur momenti që Kosova të vendosë për Pavaresinë e saj. Millosheviçi ishte ai që shkaktoi Bosnjen dhe që dëshiron që të vazhdojë çështjen e Kosovës sepse për të ajo kushton shumë. Amerikanët e mbështesin Kosovën në zgjedhjen e saj”.

Kongresmeni amerikan:- “Tani ka ardhur momenti që Kosova të jetë një shtet i pavarur, të integrohet me vendet e tjera, pra të funksionojë si një shtet normal. Edhe politika shqiptare duhet të jetë në mbështetje të plotë të çështjes kosovare”./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego






Të ngjashme