Konferencë shtypi (30 Shtator 1999)


Konferencë shtypi (30 Shtator 1999)

12:25 30/09/1999

Shqipërisë i nevojiten 500 milion dollarë për Korridorin 8. Në përfundim të ditës së dytë të takimit në nivel zëvëndës ministrash transporti të vendit tonë, Maqedonisë dhe Bullgarisë, është zhvilluar një konferencë për shtyp. Kryetarët e delegacioneve përkatëse duke përfshirë dhe palën amerikane kanë deklaruar se për çfarë është diskutuar këto dy ditë në takimin e 14-të të këtij lloji.

Janë diskutuar katër çeshtje kryesore. E para është analizuar në m[nyrë të detajuar puna e deritanishme dhe përmirësimet në të ardhmen. E dyta të thellohet bashkëpunimi mes këtyre tre vendeve dhe biznesit amerikan nëpërmjet Agjencisë për Tregti me Zhvillim. E treta, është analizuar në veçanti situata për Shqipërinë dhe nevoja që ajo ka në krahasim me vendet e tjera.

Vetëm projekti për përmirësimin e Portit të Durrësit sipas zëvëndësministrit AhmetCeni kushton 115 milion dollarë ndërsa ndërtimi i segmentit rrugor Durrës-Qafë Thanë po sipas tij kushton 120 milion dollarë pa harruar dhe projektin për hekurudhën apo Portin e Vlorës. Dhe e katërta janë firmosur një seri grantesh për blerjen e pajisjeve kompjuterike për menaxhimin e rrugëve.

Iniciativa e Ballkanit të Jugut ose nisma Klinton jo vetëm që ka një rëndësi të jashtëzakonshme politike për Rajonin por në radhë të parë ka vlerë ekonomike për vendet të cilat përfshin./tvklan.al






Të ngjashme