Konfirmohet ekskluziviteti i McDonald’s në Kinë
Oferta e parë për ekskluzivitetin e McDonald’s në Kinë dhe Hong Kong është konfirmuar. Tashmë gjiganti amerikan i ushqimit të shpejtë do të marrë ekskluzivitetin e degëve të reja që do të hapen. Aktualisht, ka më shumë se 2 mijë e 200 McDonald’s në Kinë, duke planifikuar të hapen dhe 1 mijë e 250 të tjera.
Mësohet nga BBC, se McDonald’s kishte thënë se do të riorganizojë biznesin e tij në Kinë, duke kërkuar ekskluzivitetin në restorantet e saj.
Raportet e medias kanë sugjeruar se kompania amerikane ka marrë mijëra oferta, të cilat mund të rrisin fitimin prej më shumë se 3 miliard dollarë.
Të dy kompanitë, McDonald’s dhe Yum janë përballur me konkurrencën në rritje nga rivalët lokalë të Kinës.
Ndërkohë, zëdhënësi i kompanisë “Sanpower”, Zou Yoan, në një email, ka thënë: “Në vitet e fundit në jemi duke ndërtuar shumë filiale në dyqanet e qendrave tregtare, më qëllim sigurimin e përvojës më të mirë për konsumatorët”./
tvklan.al