Konfirmohet Milinkoviç në krye të Kukësit


Konfirmohet Milinkoviç në krye të Kukësit

15:15 21/11/2017

Humbja me Partizanin erdhi pas 3 barazimeve radhazi tek kampionët, duke i larguar nga objektivi për të qenë sa më afër Skënderbeut. 

Pas një analize të gjatë paraditen e kësaj të marte, presidenti Gjici rikonfirmoi trajnerin Milinkoviç dhe stafin e tij, por ka gjobitur me pagën e një muaji të gjithë futbollistët.

Por sipas një njoftimi për shtyp të vetë klubit presidenti Gjici ka kërkuar që skuadra të marrë dy fitore radhazi, ne kampionat ndaj Laçit, dhe ndaj Skënderbeut në ndeshjen e javës së 13 të Superligës. Nëse merren pike te plota ne këto përballje kreu i klubit kampion ka deklaruar se nuk do të ketë penalizime

Për drejtuesit e klubit është e papranueshme që Kukësi kampion në fuqi të ketë distancë prej 7 pikësh me Skënderbeun në renditje.

Objektivi i parë është ngushtimi i largësisë më pas për të shpresuar në parakalimin e korçarëve. Burime pranë klubit bëjnë të ditur se n

Mësohet se në këtë analizë mesfushori Hair Zeqiri ka kërkuar largimin nga klubi, ku ka luajtur më parë edhe në sezonin 2014 – 2015. Futbollisti nuk luajti ndaj Partizanit për shkak të një viroze. Kërkesa e 29-vjeçarit vlonjat është pranuar nga drejtuesit e klubit dhe pritet të bëhet zyrtare në ditët në vazhdim.

Vetë lojtari nuk ka dashur të mbajë një qëndrim për momentin duke lënë të kuptohet se po pret të mësojë, cili do të jetë vendimi i klubit për ndërprerjen e marrëdhënieve financiare.

Tv Klan






Të ngjashme