Konfirmohet mospjesëmarrja e Fatos Nanos në mitingun elektoral të Tropojës (21 Shtator 2000)
Partia Socialiste ka konfirmua rzyrtarisht mospjesëmarrjen e kryetarit Nano në mitingun elektoral të Tropojës. Sekretarja për Marrëdhëniet Ndërkombëtare Arta Dade u shpreh se me këtë çeshtje është abuzuar pasi vizita e Nanos në Tropojë nuk ishte e planifikuar.
Këto nuk janë zgjedhje polike, por zgjedhje të qytetarëve, tha ajo duke përjashtuar në këtë mënyrë zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në rast të disfatës së socialistëve. Megjithatë këtë radhë Dade u shreh optimiste për fitoren e zgjedhjeve, por kërkoi njohjen e rezultatit nga të dyja palët./tvklan.al
Gazetar: Vladimir Lame