Konfirmohet Tonin Vocaj
Vocaj rezultoi i pastër në të 3 kriteret e vlerësimit
Drejtori i Policisë Kriminale, Tonin Vocaj është konfirmuar në detyrë nga Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit. Sipas Komisionit, Vocaj doli i pastër në të treja kriteret e vlerësimit, atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe anës profesionale.
Ndërkohë procesi i vetingut në radhët e policisë është ndërprerë për Drejtorin e Laboratorit Kriminalistik Xhevahir Çeloaliaj, pasi ky i fundit me 13 Dhjetor ka dhënë dorëheqjen duke i kërkuar Komisionit përkatës që të ndërpriste vlerësimin.
Tv Klan