Konfiskohen 3.5 milionë dollarë të Kastriot Ismailaj. Gjykata: Janë produkt i aktiviteteve kriminale


Konfiskohen 3.5 milionë dollarë të Kastriot Ismailaj. Gjykata: Janë produkt i aktiviteteve kriminale

13:16 27/04/2016

Gjykata për Krimet e Rënda ka konfiskuar rreth 3 milion e 500 mijë dollar të biznesmenit Kastriot Ismailaj, ish –administrator i kompanisë DIA.

Për Prokurorinë këto para ishin produkt i aktivitetit kriminal dhe 53-vjeçari nuk kishte mundur t’i justifikojë, pavarësisht pretendime të tij.

Në seancë e kësaj të mërkurë ka qënë i pranishëm vetë Ismailaj. Ai ka kërkuar shtyrjen e seancës për shkak të mungesës së avokatit të tij, Vladimir Meçe.

Por kjo gjë nuk është pranuar nga gjykata dhe në fund kryesuesi i seancës Sandër Simoni, ka lexuar vendimin. Gjatë kësaj kohe mes togave të zeza dhe të pandehurit ka patur replika të forta.

Biznesmeni akuzoi gjykatën për shkleje të procedurës, duke qenë se atij i mohohej e drejta për t’u mbrojtur nga një avokat. Pavarësisht debateve togat e zeza argumetuan se shume e 3.5 milionë dollarëve duhet të konfiskohet në bazë të ligjit antimafia dhe të menaxhohet nga ministria e finanacave.

Rreth një muaj më parë po kjo gjykatë vendosi të konfiskojë dhe 1 milion dollarë të tjera, që i përkisnin biznesmenit dhe familjarëve të tij.

Tv Klan






Të ngjashme