Konflikt mes Alba Film dhe Ministrisë së Kulturës (11 Gusht 1998)


Konflikt mes Alba Film dhe Ministrisë së Kulturës (11 Gusht 1998)

11:49 11/08/1998

Përplasja e ashpër mes Ministrisë së Kulturës dhe Drejtorit Alba Film Distribucion Genci Rruzhdiu. Sot shefi i kabinetit të ministrit Rama, Blendi Gonxhe i qëndroi akuzave direkte të bëra një ditë më parë ndaj Rruzhdiut.

Është krejt e qartë tashmë,piktura e shkeljeve të rënda të bëra ne Alba Film Distribucion dhe kjo nuk kap vetëm prodhimin e filmit shqiptar ose thjeshtë filmin artistik shqiptar.Kjo kap filmi multikativ shqiptar,filmin dokumentar shqiptar ,filmin shqiptar të subtitruar në gjuhë të huaja .Kjo kap materiale të Alba Film Distribucionit ,letrën e shtypshkrojnës e Alba Film Distribucionit,e cila është e shitur ,e dhënë në sasira të mëdha. Kjo kap keqdëmtime dhe keqpërdorime dhe shpërdorimet e bëra në institucioni e Alba Film Distribucion.Herë pas herë aty ka pasur materiale të zhdukura dhe nga ana e punonjësit numër 1 të këtij institucioni,drejtorit pretendohet që nuk është bërë asnjëherë proçes verbal  ose lajmërim policie ose një akt i tillë, për arsye të vështirësive që ka kaluar vendi”-është shprehur ai

Duke shtjelluar faktet ,Gonxhe shton më tej se nuk bëhet fjalë për një abuzim personal po për një rrjet më të gjerë.Ai akuzon Rruzhdiun se shpërdorimet kanë filluar tek ai dhe më pas janë shtrirë dhe tek të tjerët.

Por vetë Rruzhdiu mendon ndryshe: “Nuk kam abuzuar në asnjë drejtim dhe filma nuk kam shitur,as kaseta nuk janë shitur nga Alba Film Distribucionit.Unë në rastin konkret,përfaqësoj Alba Film Distribucioni në fakt quhet Ndërmarrja Tregtare e Filmit edhe si e tillë në statutin e ndërmarrjes janë të shënuara në nene të veçanta që do t’ia tregojmë dhe drejtësisë dhe kudo që paraqitemi se kam të drejtë të bëj tregti qoftë me filmat dhe qoftë dhe të riprodhoj kaseta.Ligji nuk është shkelur as për të drejtat e autorit,për të cilat mundohen disa domethenë të përmendin se lekët janë marrë për disa filma që janë vetëm disa dhe mund të them me përgjegjësi është tamam te 22 numri i filmave që janë filmuar. Për këto është paguar një shumë 1 milionë ë gjysmë. Këto janë të arkëtuar në bankë dhe nuk janë shpërdoruar asnjëri.Kështu që sipas ligjit këto do të ndahen sa i takon studios ,sa i takon Alba Filmit”.

Tashmë konflikti i hapur pritet të zgjidhet vetëm nga drejtësia.Ministria do të paraqesë provat e saj te prokurori ditën e enjte,ndërsa drejtori i Alba Film Distribucion thotë se do të paraqesë para drejtësisë të gjithë dokumentacionin e tij që vertëton shitjen e ligjshme./tvklan.al






Të ngjashme