Konflikt midis fqinjëve, vritet me thikë një 57 – vjeçar në Vlorë


Konflikt midis fqinjëve, vritet me thikë një 57 – vjeçar në Vlorë

22:44 03/10/2016

Një konflikt mes dy fqinjëve ka çuar në vrasjen e njërit prej tyre.

Ngjarja ndodhi rreth orës 20:30, në fshatin Ploç të Vlorës ku sipas policisë pas një konflikti për motive të dobëta, 54 – vjeçari Mystehak Selimaj ka goditur me thikë 57 – vjeçarin I.K.

Ky i fundit është dërguar në spitalin rajonal në gjendje të rëndë shëndetësore dhe ka ndërruar jetë disa minuta më vonë.

Policia ka arrestuar Mystehak Selimin, si autorin e dyshuar në lidhje me ngjarjen, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të saj./tvklan.al

 






Të ngjashme