Konflikt për pronën mes dy fiseve


Konflikt për pronën mes dy fiseve

10:18 06/02/2018

Të paktën dy persona kanë mbetur të plagosur pas një konflikti për pronën në Dibër. Burime për AbcNews thonë se ngjarja ka ndodhur në fshatin Lubalesh, mes dy fiseve Balla dhe Cani. Ata janë konfliktuar fillimisht me fjalë e më pas sherri ka degjeneruar në përdorimin e sendeve të forta.

Të lënduarit janë dërguar drejt spitalit, ndërsa në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë, që po punojnë për zbardhjen e plotë të këtij konflikti.

/tvklan.al






Të ngjashme