Konfliktet për pronën, ndërhyn policia shmang tragjedinë
Policia e Vlorës ka ndërhyrë në kohë dhe ka bërë të mundur parandalimin e përshkallëzimin të situatës të një konflikti me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së dielës, rreth orës 20:00, në lagjen “Ujë i Ftohtë” në qytetin e Vlorës ku Klevis Deliaj është konfliktuar për motive pronësie dhe dyshohet se ka kanosur me armë zjarri Pistoletë tip “Lunger”,52 vjeçarin me inicialet A.D duke qëlluar vetëm një herë në ajër.
Policia ka bërë të mundur arrestimin e Klevisit, vetëm disa minuta pasi ai ka qëlluar në ajër.
Gjithashtu, policia ka bërë arrestimin e Genci Deliaj, pasi gjatë konfliktit të mësipërm, dyshohet se i ka marrë nga dora Klevisit armën e zjarrit duke kanosur kështu 27 vjeçarin, J.D banues në Vlorë, për të njëjtat motive pronësie.
Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri Pistoletë tip “Lunger”, si dhe një krehër me 5 fishekë të kalibrit 9 mm./tvklan.al