Konfliktet, shqiptari godet patriotin me sëpatë në kokën


Konfliktet, shqiptari godet patriotin me sëpatë në kokën

11:46 10/06/2016

Konfliktet e vjetra mes dy shqiptarëve, kanë shkaktuar një skenë makabre në Itali.

Një shqiptar rreth të 20-tave është goditur në kokë me një sëpatë të vogël nga një bashkëpatriot i tij, në dalje të një klubi nate në provincën e Sampierdarena, në Genova, Itali.

I plagosuri është në kushte shumë të rënda shëndetësore, ndërsa arsyeja e sherrit të dhunshëm sipas mediave italiane, janë konflikte të vjetra dy djemve.

Zënka ka ndodhur rreth orës 02:30 të mëngjesit dhe pas një diskutimi brenda lokalit, dy të rinjtë kanë dalë jashtë ky situata më pas ka degjeneruar.

Agresori, edhe ky rreth të 20-tave ka marrë sëpatën, më shumë mundësi në makinë dhe e ka goditur patriotin e tij në ballë.

Pas aktit ai është larguar me makinë nga vendngjarja, por policia e ka identifikuar dhe tashmë ai është në kërkim.

Ndërkohë i plagosuri është dërguar menjëherë në spital, ku është operuar dhe ndodhet në rrezik për jetën./tvklan.al

 






Të ngjashme