Konflikti Brokaj – Solis – (19 Shkurt 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Takimi me komisionin parlamentar të shëndetësisë të kreut të kësaj ministrie dy ditë më parë nuk ka ecur si çdo takim tjetër mes komisionit dhe ministrit, ku sipas këtij të fundit marrëdhëniet midis tyre kanë qënë të mira. Konflikti midis ministrit Solis dhe anëtarit të komisionit të shëndetësisë Brokaj, që këto marrëdhënie të mos jenë më të tilla.
Ministri Solis në këtë komision shëndetësor ka diskutuar probleme të ndryshme edhe ato që vetë kryeministri vërejti pranë qendres spitalore, duke paraqitur mundësinë për të dalë nga kjo gjendje. Ndërsa nga Sabit Brokaj nuk është marrë parasysh ajo që thuhej. Ai i është kundërvën ministrit për probleme emërimesh. Ja se çfarë thotë vetë ministri Solis.
Leonard Solis, minitri i Shëndetësisë:- “Pata një konflikt të ashpër me zotin Brokaj sepse mu duk sikur problemet u personalizuan dhe spekulloj kopetencat e deputetit, duke kaluar në probleme emërimesh krejt të parëndësishme dhe pash një shenjë tendenenga ana e tij. Kjo i acaroi tonet për shumë probleme. Pashë probleme tendencioze nga ana e zotit Brokaj”./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti