Konflikti i Maqedonisë arrin në Kosovë – (29 Mars 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Konflikti në Maqedoni arrin në Kosovë. Predhat e ushtrisë Maqedonase kapërcejnë kufirin dhe bien në Kosovë, ku kanë vrarë dy civilë dhe kanë plagosur rreth 20 të tjerë. Burime të UMNIK-ut bënë të ditur se njëri nga viktimat është producenti anglez, i cili punonte Associated Press. Banorët lokal thanë, se zjarri kishte ardhur nga forcat maqedonase.
Zëdhënësi i KFOR-it konfirmoi ngjarjen. Ushtarët e KFOR-it vepruan menjëherë për të evakuuar banorët e zonës. Ndërsa disa makina kanë transportuar të plagosurit për në spitalin e kampit amerikan në Kosovë. NATO kërkoi menjëherë sqarime nga autoritetet maqedonase, për bombardimet në Kosovë. Ndërkohë mësohet se janë qëlluar nga persona të paidentifikuar edhe dy gazetarë francezë./tvklan.al