Konflikti me armë në Shëngjin, pranga 38 – vjeçarit që qëlloi mbi familjen Aliaj
Një përleshje me grushta mes Gëzim Aliajt dhe Gertian Malshit përfundoi në një përplasje me armë në Shëngjin. Sipas policisë dy burrat ishin konfliktuar fizikisht gjatë mesditës për motive të dobëta.
Pas kësaj, 38 – vjeçari Malshi, banues në fshatin Pllanë, mori një armë gjahu dhe qëlloi në drejtim të 58 – vjeçarit Aliaj në vendin e quajtur Lapidari. E plagosur mbeti edhe gruaja e këtij të fundit, Mimoza Aliaj, 49 – vjeç, e cila kishte ndërhyrë për të shuajtur konfliktin.
Në këtë moment, 58 – vjeçari Aliaj ka reaguar duke e goditur Malshin me sende të forta.
Ka qenë ndërhyrja e shpejtë e policisë që ka bërë të mundur mos përshkallëzimin e situatës.
Policia njoftoi arrestimin e Gertjan Malshit dhe sekuestrimin e armës Shotgun, me të cilën qëlloi mbi anëtarët e familjes Aliaj.
Ndërsa dy të plagosurit kanë marrë ndihmën e parë mjekësore në spitalin e Lezhës dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Tv Klan