Konflikti me gruan, e djeg me ujë të nxehtë


Konflikti me gruan, e djeg me ujë të nxehtë

11:52 29/11/2016

Durrës-Dhuna në familje vazhdon të jetë një problem në shoqërinë shqiptare. Rasti më i fundit dhe tejet i rëndë vjen nga qyteti i Durrësit.

Policia e qytetit bregdetar ka arrestuar një 35-vjeçar. Erion Bregasi pas një konflikti me bashkëshorten e tij, i ka hedhur ujë të nxehtë në trup duke e djegur në disa pjesë të trupit.

Gruaja me inicialet F.B, 32 vjeçe, pasi ka marrë ndihmën mjekësore është larguar për në banesë. 

Policia e Durrësit gjithashtu ka arrestuar edhe 40-vjeçarin Besnik Kurti. Ai në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij shtetases M.K. 29 vjeçe. Kurti është person me precedentë penalë të mëparshëm po për veprën penale, dhunë në familje./tvklan.al






Të ngjashme