Konflikti me të dashurën, i fut disa thika në trup


Konflikti me të dashurën, i fut disa thika në trup

17:39 10/08/2016

Një 33 – vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë së Durrësit pasi tentoi të vriste me thikë të dashurën e tij. Burime zyrtare nga kjo polici bëjnë me dije se i arrestuari është Antonio Zani, banues në Durrës, person me precedentë të mëparshëm penalë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 06:00 të mëngjesit, në lagjen Nr.8. Sipas policisë, Zani, nën efektin e lëndëve narkotike ka tentuar të vrasë me thikë të dashurën, 20 – vjeçaren me iniciale A.D.

Ai mësohet se ka shkuar në banesën e gruas me iniciale N.M.,  ku e reja punonte si kujdestare nate për të zonjën e shtëpisë, e cila ishte invalide dhe pas një konflikti të çastit e ka goditur disa herë me thikë.

Për pasojë, 20 – vjeçarja ka marrë plagë të rënda në trup dhe ndodhet në Spitalin Ushtarak, nën kujdesin e mjekëve. Edhe autori i dyshuar i kësaj ngjarje ka marrë plagë në trup dhe gjithashtu ndodhet i shtruar në Spitalin e Durrësit.

Në vendin e ngjarjes policia gjeti thikën me të cilën i riu plagosi të dashurën, një qese me një sasi kanabis dhe tre aparatë telefoni celularë.

Sipas policisë 33 – vjeçari dyshohet se ka qenë nën ndikimin e lëndëve narkotike, në momentin që ka sulmuar të dashurën, ndërsa ai është emër i njohur për efektivët e qytetit bregdetar, pasi ka precedentë të mëparshëm penalë në fushën e veprave penale kundër jetës dhe lëndëve narkotike./tvklan.al






Të ngjashme